Spikat përballja Atletico Madrid dhe Barcelona

Futboll

Spikat përballja Atletico Madrid dhe Barcelona

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:34
Spikat përballja Atletico Madrid dhe Barcelona

Elita e spanjolle sot vjen me katër ndeshjet e xhiros së 16-të, ku spikat përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Kjo sfidë e cila nis në orën 21:00, parashikohet të sjell një ndeshje të zjarrtë për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy skuadrave dhe rëndësisë së pikëve.

Barcelona aktualisht kryeson La Ligën me 38 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid, derisa Atletico Madrid renditet e katërta me 27 pikë.

Sevilla-Getafe, është një tjetër duel interesante që luhet sot në kuadër të La Ligës. Kjo ndeshje nis në orën 18:30.

Sfida interesante pritet të sjell sot edhe Serie A. Derbi i xhiros së 17-të në elitën italiane do të luhet në ‘San Siro’, ku Milani i bën ‘konak’ Romës së Jose Mourinhos.

‘Rossonerët’ kërkojnë pikët e plota në duel me ‘romakët’ në mënyrë që të mbesin në garën për kreun e tabelës, derisa edhe skuadra e Jose Mourinhos nuk udhëton në Milano me ‘flamur të bardhë’.

Ndërkaq, lideri i tabelës, Napoli i Amir Rrahamnit luan në transfertë kundër Sampdorias me objektivin për të marrë pikët maksimale pas disfatës kundër Interit në xhiron e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat