Tevez: Messit s’i kam shkruar për një arsye…

Futboll

Tevez: Messit s’i kam shkruar për një arsye…

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:39
Tevez

Carlos Tevez është i papunë për momentin pas dorëheqjes së dhënë si trajner i Rosariuo Central. Ish-sulmuesi ka provuar karrierën si trajner pas asaj si futbollist, por aventura e tij ka zgjatur pak muaj (nga qershor në nëntor 2022).

Ka parë Botërorin si spektator dhe tifoz, edhe pse ka rrëfyer se nuk e ka ndjekur shumë, duke befasuar popullin argjentinas dhe duke bërë të shpërthejnë reagimet.

“Kupën e Botës e kam ndjekur shumë pak. Kam ndjekur Francën sepse ishte një skuadër që më pëlqente”, ka thënë Carlitos, siç ka bërë të ditur “Depo”.

Deklarata që kanë indinjuar Argjentinën dhe kanë lënduarmë shumë se një tifoz të Seleccion, që është kthyer të fitojë një Kupë të Botës pas 36 vitesh agjërim.

“Nuk i kam shkruar Messi-t sepse telefoni i tij duhet të ketë shpërthyer. Më jpet një gëzim të madh që fëmijët e mi gëzojnë për golat e tij”, ka zbuluar dhe përfunduar Tevez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat