Allegri pas fitores se tetë radhazi

Futboll

Allegri pas fitores se tetë radhazi

Më: 8 janar 2023 Në ora: 15:27
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i lumtur me fitoren e të besuarve të tij kundër Udineses.

Torinezët mbrëmë mundën Udinesen (1-0), duke arritur fitoren e tetë radhazi.

Strategu italian thotë se skuadra e tij është duke bërë një rrugëtim të bukur pasi tani kanë tetë fitore radhazi në kampionat.

“Jemi duke bërë një rrugëtim që për momentin është i bukur. Në Kremona kemi bërë një paraqitje të mirë, ndërsa ndaj Udineses kemi bërë akoma edhe më mirë. Në pjesën e dytë jemi rritur dhe kemi krijuar raste”.

 “Jemi në një gjendje të mirë fizike, por mbi të gjitha mendore. Duhet të vazhdojnë të punojmë në heshtje, morëm në fitore të rëndësishme”, u shpreh Allegri.

Tutje Allegri foli edhe për objektivat e Juves ku të premten luajnë pikërisht ndaj liderit Napolit dhe synojnë fitore për ta shkurtuar edhe më shumë diferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat