Lazio shtanget në minutat shtesë

Futboll

Lazio shtanget në minutat shtesë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:39
Lazio shtanget në minutat shtesë

Lazio dhe Empoli kanë ndarë pikët në javën e 17-të të Seria A.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga vendasit me Anderson. Më pas në minutën e 54′ ekipi i Lacios dyfishoi shifrat.

Ndërsa në minutën e 83′ Kaputo shkurtoi diferencën duke shënuar golin e parë për miqtë. Teksa dukej që sfida do të përfundonte me fitoren e bardhekaltërve, në minutat shtesë Marin shënoi edhe golin e barazimit.

Pas këtij barazimi, Lacio renditet në vendin e 5-të ndërsa Empoli në vendin e 13-të.

Nga ana tjetër edhe sfida Specia-Leçe është mbyllur në barazim pa gola. Pavarësisht disa rasteve asnjëra prej ekipeve nuk arriti të finalizonte. Pas kësaj sfide, Specia renditet në vendin e 17-të dhe Leçe në vendin e 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat