Mrekullia në Kupën e Francës, Fitim Isufi nga Kosova protagonist

Futboll

Mrekullia në Kupën e Francës, Fitim Isufi nga Kosova protagonist

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:48
Fitim Isufi nga Kosova protagonist

Garat e Kupës në futboll gjithmonë rezervojnë ndonjë befasi shumë të këndshme.

Në kuadër të rrethit të 1/32 në Kupën e Francës, befasia më e këndshme padyshim që ndodhi në sfidën Strasbourg Koenigshoffen – Clermont, ku vendasit luajnë në kategorinë e gjashtë franceze, derisa Clermont në Ligue 1.

90 minutat në këtë ndeshje janë mbyllur me rezultat të bardhë 0-0, derisa pas ekzekutimit të penalltive vendasit fituan me rezultat 4-3.

Përderisa te Clermont të gjithë njohin reprezentuesin i Kosovës Elbasan Rashani, te vendasit u paraqit Fitim Isufi, një djalosh nga Gjilani që viteve të fundit ka emigruar për në Francë.

Mesfushori luan për Strasbourg Koenigshoffen dhe ditën e djeshme ishte titullar ndaj Clermontit, derisa qëndroi në fushë për 73 minuta.

23-vjeçari në një prononcim për Telegrafin tregon për gjithçka që ndodhi në ndeshje, ku fillimisht tha se kishte paraparë se mund të befasonin Clermontin.

“Ndeshja ka qenë fantastike nga ana jonë, kemi qenë mirë të vendosur në fushë dhe i kemi aplikuar të gjitha ato që trajneri ka kërkuar nga ne gjatë stërvitjeve. Diferenca mes dy ligave ku luajmë ne dhe ku luan Clermont u vërejt shumë në aspektin fizik, sidomos në 15 minutat e fundit arritëm të shkaktojmë befasi në penallti”, deklaroi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat