Messi mund të thyejë së shpejti tre rekordet evropiane

Futboll

Messi mund të thyejë së shpejti tre rekordet evropiane

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:55
Messi

Pas kalimit të shumëpërfolur të Cristiano Ronaldos te Al-Nasr, Lionel Messi ka mundësinë të thyejë tre rekorde të portugezit në Evropë.

Leo dhe Cristiano janë në majat e futbollit europian për gati dy dekada, duke motivuar njëri-tjetrin por, së fundmi Ronaldo nuk luan më në Evropë dhe Messi vazhdon të luajë për PSG-në.

Le të shohim se çfarë rekordesh mund të thyejë Leo në të ardhmen e afërt:

Rekord për gola në Evropë

Cristiano e kaloi Messin duke u bërë lojtari me më shumë gola në top 5 ligat e Evropës. Portugezi ka shënuar 696 gola për Manchester United në Premier League, për Real Madrid në La Liga dhe për Juventus në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat