Nga e premtja te e diela, katër super ndeshje në program

Futboll

Nga e premtja te e diela, katër super ndeshje në program

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Nga e premtja deri të dielën preferohet që adhuruesit e futbollit të ndërprenë çdo plan, pasi do të ketë futboll dhe derbi me bollëk.

Derbi i parë do të zhvillohet të premten, në Serie A, ku do të ballafaqohet lideri aktual Napoli me Juventusin, që është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Diego Maradona”, me fillim nga ora 20:45.

Ndërkohë, vikendi do të jetë fantastik, pasi për adhuruesit e futbollit, do të jetë problem që të gjejnë kohë që t’i shikojnë të gjitha.

Gjatë së shtunës do të luhet një super përballje në Premier League, ku do të ballafaqohet Manchester United me Manchester Cityn.

Ndeshja do të luhet në “Old Trafford”, me fillim nga ora 13:30.

Të dielën do të luhet derbi i Londrës, ku Tottenhami do ta pret liderin aktual Arsenalin, në një ndeshje të elektrizuar.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

Teksa kthehemi paksa në Spanjë, ku gjatë këtyre ditëve pritet të zhvillohen dy gjysmëfinale të Superkupës – ndërsa nëse fitojnë favoritët si Barcelona dhe Real Madridi, të dielën pritet të jetë një “El Clasico” i zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat