Barcelona e Xavit kërkon të barazojë rekordin në La Liga

Futboll

Barcelona e Xavit kërkon të barazojë rekordin në La Liga

Më: 10 janar 2023 Në ora: 11:48
Barcelona e Xavit kërkon të barazojë rekordin në La Liga

Barcelona e Xavit kërkon të barazojë rekordin në La Liga!

Triumfi i vuajtur kundër Atletikos së Madridit i lejoi skuadrës së Xavit të distancohej me tri pikë në krye të tabelës në La Liga.

Katalanasit grumbullojnë 41 pikë në 16 javë dhe nëse arrijnë të fitojnë tri ndeshjet e mbetura të fazës së parë (Getafe, Girona dhe Betis) mund ta mbyllin atë me 50 pikë, shifër që do t’i vendoste ata në pozita kryesuese dhe drejt rekordeve historike.

Nëse Barça vazhdon me këtë ecuri të shkëlqyer, në fund të sezonit ata do të arrinin 100 pikë për të qenë në të njëjtin nivel me Realin e Murinjos (2011-2012) dhe Barcelonën e Tito Vilanovës (2012-2013).

Në këtë pikë të sezonit, skuadra e Murinjos kishte 40 pikë dhe skuadra e Vilanovës kishte 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat