Një i tretë ka të bëjë me situatën e Viniciusit

Futboll

Një i tretë ka të bëjë me situatën e Viniciusit

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:47
Një i tretë ka të bëjë me situatën e Viniciusit

Reali i Madridit nuk po kalon momentin e vet më të mirë të sezonit. Të gjithë kanë nisur të shqetësohen, teksa në Madrid po kërkojnë shpjegimin e kësaj rënie të formës së skuadrës së Ançelotit. Mbrojtja që fut ujë, lojtarët që kanë shfaqur probleme pas kthimit nga Botërori janë dy prej tyre.

Një i tretë ka të bëjë me situatën e Viniciusit. Braziliani ishte lokomotiva e sulmit të Realit në pjesën e parë të sezonit, por që pas kthimit të skuadrave në fushë me përfundimin e kampionatit botëror, braziliani nuk është ai i zakonshmi.

Rendimenti i tij ka pësuar rënie si për sa i përket golave, ashtu dhe pasimeve për gol. Braziliani nuk shënon prej katër ndeshjesh radhazi. Jo vetëm kaq, pasi nuk ka qenë vendimtar as në pasimet për gol, zero në 4 takimet e fundit.

Në sezonin e kaluar, kur ai shpërtheu në Madrid, në momentin e tij më delikat nuk arriti të shënonte në vetëm 3 takime radhazi. Por nuk janë vetëm 4 takimet e fundit me Realin që shqetësojnë.

Kështu në 10 takimet e fundit (katër me Brazilin në Botëror dhe 6 me Realin), ai ka mundur të shënojë vetëm dy gola dhe dhënë një asist. Këtu shifrat tregojnë një rënie të rendimentit të tij.

Pasuri e vlefshme – Edhe pse kështu dhe pavarësisht se shifrat nuk janë në krahun e tij në këto momente, Vinicius vazhdon të jetë një nga asetet më të vlefshme në sulmin madrilen falë shpërthimeve dhe shpejtësisë së tij.

Ai është i aftë të zhbllokojë ndeshjet dhe Ançeloti e di këtë dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend ta lëvizë brazilianin nga njëmbëdhjetëshi titullar në favor të një shoku tjetër të skuadrës.

Kjo, sepse ata që vijnë pas dhe që mund ta zëvendësojnë, Asenio dhe Hazard janë shumë larg pritshmërive. Ata nuk po përfitojnë nga “mundësia” që Vinicius po u jep atyre. Ndaj Ançeloti është i dënuar të luajë kartën e tij me Vinicius deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat