Sahiti shënon për Hajdukun, triumfojnë ndaj skuadrës hungareze

Futboll

Sahiti shënon për Hajdukun, triumfojnë ndaj skuadrës hungareze

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:19
Emir Sahiti

Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti, ka treguar lojë të mirë në miqësore, duke kontribuar për fitoren e Hajdukut të Splitit.

Hajduku ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj MOL Fehervar nga Hungaria.  

Sahiti ka shënuar dhe asistuar në golin e dytë. 

Për Hajdukun realizuan Livaja (7'-nga penalltia e 13"), Sahiti (25’) dhe për MOL Fehervar shënuan Kodro (10 e 45+12’).

Lirim Kastrati u aktivizua në pjesën e dytë për MOL Fehervar por nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat