Mbrëmje e madhe për reprezentuesin e Kosovës, me Torinon eliminojnë Milanin 

Futboll

Mbrëmje e madhe për reprezentuesin e Kosovës, me Torinon eliminojnë Milanin 

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2023 Në ora: 23:36
Pamje nga ndeshja

Milani tronditet në “San Siro”, duke u eliminuar nga Torino. 

As laiku më i madh nuk e ka pritur dështimin e kampionit në fuqi të Italisë, Milani, kur kihet parasysh se nga minuta e 70-të Torino mbetet me një lojtar me pak, pasi që Djidji u përjashtua nga loja.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0); por pas vazhdimeve Torino triumfoi me rezultat 1:0. 

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, futet në lojë në minutën e 81-të, duke treguar lojë të mirë.

Në minutën e 114-të, Michel Adopo, nga afërsia ka shënuar pas një veprimi të shpejt, duke lënë të shtangur rossonerët.

Torino kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat