Rivalët e përjetshëm sërish përballë njëri - tjetrit!

Futboll

Rivalët e përjetshëm sërish përballë njëri - tjetrit!

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:46
Messi e Ronaldo

Transferimi i Kristiano Ronaldos për 200 milionë euro tek Al Nassr bëri bujë në botën e futbollit.

Ai u shndërrua në lojtarin më të paguar në botë por ky rekord kërcënohet nga rivali i tij i përjetshëm, Lionel Mesi.

Sipas Mundo Deportivo, “Pleshti” mund të bëhet lojtari më i paguar në botë nëse pranon ofertën e Al Hilal. Media spanjolle raporton se rivalët e Al Nassr, dëshirojnë kampionin e botës në skuadër dhe për ta bindur janë të gatshëm t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit.

Nuk dihet nëse ka pasur kontakte të klubit me yllin argjentinas dhe tashmë mbetet veçse se të presim nëse do të ndodhë ky transferim apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat