Inter sakrifikon

Futboll

Inter sakrifikon

Më: 12 janar 2023 Në ora: 12:00
Inter sakrifikon

Mbrojtësi holandez Denzel Dumfries mund të jetë i sakrifikuara i Interit në merkaton e janarit. Për 26-vjeçarin, që luan prej vitit 2021 me Interin, ka mjaft kërkesa nga Premier League, ku tri skuadra kanë shfaqur interes: Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.

Lojtari u ble për 7.2 milionë euro 18 muaj më parë, ndërkohë që tani mund të shitet për 45-50 milionë euro, çka do të thoshte një shifër shumë herë më e lartë se ajo e blerjes.

Për këtë arsye, tek Interi janë gati të lënë të lirë lojtarin përballë një oferte të kënaqshme.

Sipas “Tuttosport”, Marotta po punon për të gjetur një sistemim të lojtarit (68 ndeshje e 7 gola me zikaltërit), duke qenë se ka kërkesa dhe fitim nga shitja e tij. Kontrata e Dumfries me Interin skadon në vitin 2025, ndaj situata për ziklatërit kjo është një mundësi e artë për të arkëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat