Messi barazon edhe rekordin unik të CR7

Futboll

Messi barazon edhe rekordin unik të CR7

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:16
Messi

Lionel Messi u rikthye me gol për Paris Saint Germain pas fitimit të Kupës së Botës. 35-vjeçari realizoi golin e dytë në sfidën e vlefshme për javën e 18-të në Ligue 1, ku “parizienët” triumfuan 2-0 përballë Angers.

Për shtatë herë fituesin e Topit të Artë ky ishte goli i tetë këtë sezon në kampionat, megjithatë mund të quhet një realizim historik, pasi për “pleshtin” ishte goli numër 696, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos.

Pesë herë fituesin i Topit të Artë e mbylli me futbollin europian pas transferimit në Arabinë Saudite me Al Nassr, teksa numëron 696 gola në karrierë, në pesë kampionat kryesore europiane.  Me Realin e Madridit, Ronaldo ka shënuar 450 gola, 145 të tjerë i ka shënuar me Man. United dhe 134 gola me Juventusin.

Në anën tjetër Messi 672 gola i ka shënuar me Barcelonën dhe në total me PSG deri tani numëron 24 realizime.  Epoka Messi – Cristiano është drejt perëndimit, megjithatë shtatë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, pasi edhe një gol tjetër me “parizienët” do të përkthehet në një rekord të ri për argjentinasin , duke parakaluar Ronaldon për numrin e golave në pesë kampionatet kryesore europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat