Ferizaj përforcohet me portierin e Akademia Pandev 

Futboll

Ferizaj përforcohet me portierin e Akademia Pandev 

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:35
Ferizaj përforcohet

Ferizaj vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit, me synime për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. 

Marko Jovanovski është përforcim i ri, i cili vjen nga radhët e skuadrës nga Strumica, Akademia Pandev. 

“FC Ferizaj njofton se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski. 

Së fundmi, Jovanovski ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë, Akademia Pandev, ku për dy sezone ishte titullar i padiskutueshëm. 

Portieri ynë i ri, me rastin e nënshkrimit të kontratës, ka folur edhe për pritjet e tij në prag të fillimit të pjesës së dytë të garave”, njofton FC Ferizaj.

“Për mua është kënaqësi që do jem pjesë e klubit të Ferizajt. Para se të vija, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për organizimin e klubit dhe se padyshim me njerëz profesionist e me motiv për punë, ne do të arrijmë objektivat tona. Ju premtoj që në secilën ndeshje do të jap 100 për qind nga vetja ime”, është shprehur Jovanovski.

Ferizaj është në krizë, më së miri e dëshmon pozita e fundit me vetëm 13 pikë të mbledhura.

Ditëve në vazhdim, FC Ferizaj do të prezantojë edhe ardhjet e reja në klub, e që po bëhen për të përfocuar secilin repart të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat