City, klubi i duhur për Neymar

Futboll

City, klubi i duhur për Neymar

Më: 12 janar 2023 Në ora: 18:09
Neymar

Legjenda e Brazilit, Rivaldo i ka sugjeruar Neymarit që mund të largohet nga PSG në fund të sezonit, kurse klubi perfekt për të do të ishte Manchester City

Thashethemet për një largim të Neymar janë shfaqur përsëri, me Lionel Messi që raportohet se do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën nga Parku i Princave. Legjenda braziliane, Rivaldo i ka sugheruar atij në kolumnën e tij të fundit për Betfair që largimi nga Paris Saint-Germain do të ishte një avantazh i mirë për 30 vjeçar.

“Sinqerisht, nuk shoh që kjo të ndodh gjatë këtij afati të transferove. Por, situata mund të ndryshojë në fund të sezonit me PSG që ka mundësi ta shesë atë dhe të kompensojë investimet e tyre dhe kjo mund t’ia hapë dyert Naymer për të kaluar në Premier ligë”, ka shkruar Rivaldo për Neymar, duke thënë se beson që ai do të largohet në dimër.

“Besoj që Manchester City do të ishte një klub perfekt për të për shkak se do t’i jepte atij një dritare të re për sukses”, shtoi Rivaldo. “Ai do të luante në një skuadër shumë sulmuese që luan një futboll të mirë nën drejtimin e Pep Guardiolës”, tha tutje legjenda duke thënë se karriera e Neymar do të lulëzonte nën drejtimin e spanjollit.

Me Messi që duket se është gati për të nënshkruar kontratë të re dhe me Kylian Mbappe i prirë që të kërkojë herë pas here largimin, PSG mund të këtë ndonjë tronditje. Në moshën e tij, kjo verë mund të jetë mundësia e fundit e Neymar për të bërë një lëvizje në një klub të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat