Atletico gjen zëvendësuesin e Joao Felixit

Futboll

Atletico gjen zëvendësuesin e Joao Felixit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 19:35
Memphis Depay

Në fund të kësaj merkatoje, me shumë mundësi Memphis Depay nuk do të veshë më fanellën e Barcelonës.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle holandezi do të bashkohet me Atletico Madrid për të zëvendësuar Joao Felix.

Depay është shumë pranë një transferimi të përhershëm te “colchoneros”, pasi kontrata e sulmuesit me Barçën skadon në verë, pra pas 6 muajsh.

Kështu punët për madrilenët lehtësohen, ndërsa katalanasit nga ana tjetër do të marrin një kompesim për lojtarin e tyre, përndryshe nëse nuk do ta pranojnë këtë transferim rrezikojnë ta humbasin sulmuesin falas në verë.

Më tej në Spanjë theksohet se mes palëve tashmë ka edhe marrëveshje për kontratën, ndërsa orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat