Rivaldo: City do të ishte klub perfekt për Neymarin

Futboll

Rivaldo: City do të ishte klub perfekt për Neymarin

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:54
Rivaldo

Legjenda e Brazilit, Rivaldo do të dëshironte që Neymar të transferohej te Manchester City.

E ardhmja e yllit brazilian tek PSG-ja është në dyshim.

“Unë nuk shoh që kjo të ndodhë në këtë afat kalimtar.

Por ndryshimi mund të vjen në fund të sezonit kur PSG të ketë mundësinë ta shesë atë për të kompensuar investimin e tyre dhe kjo gjë mund t’ia hapë dyert Neymarit që të transferohet në Premier League”, tha Rivaldo.

“Unë mendoj se Man City do të ishte klub perfekt për të, sepse do t'i japë atij një shans më të mirë për të pasur sukses”.

“Ai do të luante në një ekip shumë sulmues që e praktikon City nën drejtimin e Pep Guardiolës”, ka theksuar Rivaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat