Habit Allegri: E bëj këtë punë gabimisht

Futboll

Habit Allegri: E bëj këtë punë gabimisht

Më: 13 janar 2023 Në ora: 17:00
Habit Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, foli edhe për Spallettin dhe punën e tij.

Duke folur për Spallettin, Allegri tha ndër të tjera për veten e tij se nuk është trajner, ndërsa theksoi se bën këtë punë gabimisht.

“Kam respekt të madh për Luciano. Ai është aq qesharak dhe argëtues saqë nganjëherë grindemi si vitin e kaluar. Unë nuk jam trajner, e bëj këtë punë gabimisht, më është dashur të bëj diçka tjetër.

Luciano është shumë i mirë, përballja me të është gjithmonë një sfidë e mirë. Ai është një nga më të mirët" ,- -deklaroi trajneri i Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat