Diskutohet skenari i turpshëm në Beograd! Kjo është përgjigja nga presidenti i UEFA-s

Futboll

Diskutohet skenari i turpshëm në Beograd! Kjo është përgjigja nga presidenti i UEFA-s

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:54
Ceferin, presidenti i UEFA-s

Diskutohet skenari i turpshëm në Beograd, dalin edhe se si do të dukej Liga e përbashkët mes kroatëve, sllovenëve dhe serbëve.

Madje një farë mediumi serb (‘Veçernj Novosti’), ka paraqitur edhe 18 ekipe për ligën. Një skenar i turpshëm i Beogradit.
Kjo është e orkestruar nga kuzhina e Beogradit.

A fshihet pas kësaj iniciative kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish zëdhënësit i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Image

Skenari i Beogradit 

Siç raportohet, disa figura të futbollit nga Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, në Beograd, po marrin pjesë në një farë edicioni dhe aty edhe njeriu i parë i shtëpisë evropiane të futbollit, UEFA, Aleksandër Ceferin. 

“Nuk e përjashtoj mundësinë e formimit të një lige rajonale”, tha ai, por menjëherë shtoi:

“Megjithatë, aktualisht është shumë e rrezikshme të organizohet një ligë e tillë brenda rajonit”.

Vuçiqi po provon skenarë të ndryshëm, si me rastin e Ballkanit të hapur.

Faqezinjtë nga Serbia kështu e paraqesin Ligën, me këto ekipe: Dinamo e Zagrebit, Cërvena Zvezda, Partizani, RIjeka, Hajduku, Osijeku, Gorica, Vojvodina, Maribori, TSV Baçka Topola, Spartaku, Sarajeva, Varazhdini, Celje, Sllaven Belupo dhe Shibeniku etj.

Kroatët dhe sllovenët, sa më larg kësaj ideje ogurzeze që po provon Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat