Mbrëmje e keqe për Muriqin dhe Mallorca-n

Futboll

Mbrëmje e keqe për Muriqin dhe Mallorca-n

Nga: K. G. Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:21
Vedat Muriqi

Mallorca përkundër angazhimit deri në fund, nuk mori pikë nga Osasuna.

Mallorca ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Osasuna, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "El Sadar" në Pamplona. 

Ndeshjen e përcollën 19.887 shikues. 

Në minutën e 47-të, Oroz  ka shënuar për fitoren e vendasve.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar por e patën një mbrëmje të keqe me ekipin e tij, Mallorca. 

Pas javës s 17-të në kampionatin spanjoll, Osasuna renditet në vend të shtatë me 27 pikë, ndërsa Mallorca është në të 10-tin me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat