Qendërmbrojtësi i Barçës në dyshim për finalen kundër Realit

Futboll

Qendërmbrojtësi i Barçës në dyshim për finalen kundër Realit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 08:25
Ronald Araujo

Ronald Araujo mund të humbasë “El Clasicon” e së dielës për shkak të lëndimit.

Qendërmbrojtësi është duke u rikthyer në formë të plotë pasi vuajti nga lëndimet edhe muajt e kaluar.

Araujo u paraqit në ndeshjen kundër Real Betisit në gysmëfinale të Superkupës së Spanjës, në të cilën Barça triumfoi pas ekzekutimit të penalltive.

Megjithatë, sipas “Marca”, ai humbi sot një pjesë të seancës së fundit stërvitore përpara finales së nesërme.

Xavi thuhet se do të presë deri në minutën e fundit përpara se të marrë një vendim përfundimtar për formacionin me të cilin do të fillojë ndeshjen.

Araujo është zgjedhja e parë e Xavit në mbrojtje dhe mungesa eventuale e tij padyshim se do të ishte e madhe për katalunasit.

Ndryshe, ndeshja finale e Superkupës së Spanjës, mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të zhvillohet sot, nga ora 20:00, në stadiumin “King Fahd International”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat