Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:25
Edin Xheko

Edin Xheko po përjeton rininë e dytë tek Interi, aty ku, edhe pse ka një kontratë, që i skadon në qershor, nuk ka ndër mend të largohet.

Në mars sulmuesi do të mbushë 37 vjeç dhe sigurisht që mosha e tij nuk është një garanci për të ardhmen, edhe pse ajo që ka treguar deri më tani është më shumë se e mjaftueshme për t’i siguruar vetes rinovimin.

Boshnjaku ka udhëhequr jo pak herë sulmin zikaltër drejt fitoreve dhe Marota nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij, arsye për të cilën ka caktuar një takim me agjentin Alesandro Luçi në fillim të shkurtit për të diskutuar mbi rinovimin.

Palët duken pranë akordit, edhe pse ekziston një diferencë prej 1 milion eurosh mes kërkesës dhe ofertës, me zikaltrit që ofrojnë vetëm 3 të tilla, por që mund të gjejnë një rrugë të mesme me përfshirjen e bonuseve. Xheko është shfaqur i gatshëm të pranojë uljen e pagës aktuale prej 5 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat