Igli Tare prapë e tepron, habit me fjalë për serbin

Futboll

Igli Tare prapë e tepron, habit me fjalë për serbin

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:00
Igli Tare me Milinkoviq-Saviq

Kur çështje diskutimi në medie është Milinkoviq-Saviq, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, nuk kursehet me fjalët e mira.

Së fundmi në një prononcim ish-futbollisti i  kombëtares shqiptare, ka theksuar se sipas tij serbi është mesfushori më i mirë në kampionatin italian.

“Le t’i sqarojmë gjërat! Milinkoviq-Saviq është mesfushori më i mirë në kampionatin italian, vënia në pikëpyetje e cilësive të tij është utopike.

Dashuria që ka, lidhja që ka me këtë klub shkon përtej gjithë këtyre thashethemeve në lidhje me situatën e tij“-deklaroi Tare.

Më tej ai theksoi se mesfushori ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe me klubin, ndërsa vijoi duke bërë me dije se palët nuk kanë asnjë problem siç thuhet në medie.

“Në momentin e duhur kemi pasur një diskutim së bashku me presidentin dhe agjentët e tij dhe jemi shumë të qetë, sepse marrëdhënia që kemi është e shkëlqyer.”-u shpreh Igli Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat