Tallen me Juventusin

Futboll

Tallen me Juventusin

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:51
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është lojtari i momentit në Serie A. Ylli gjeorgjian u transferua verën e kaluar nga Dinamo Batumi te Napoli për 10 milionë euro. Investim fantastik për skuadrën italiane, që po dominon Serie A edhe falë magjive të 21-vjeçarit.

Sulmuesi i majtë numëron 7 gola dhe 9 asiste deri në këtë fazë të kampionatit. Kvara ka bërë shumë mirë edhe në Champions League (2 gola dhe 3 asiste), kompeticion ku skuadra e Spallettit do të sfidojë Eintracht Frankfurt për një biletë në çerekfinale.

Në triumfin 5-1 ndaj Juventusit, Kvara u shfaq i papërmbajtshëm, duke shënuar njërin prej golave dhe duke dhuruar dy asiste. Rusët e Rubin Kazan, pjesë e të cilëve ishte në periudhën korrik 2019-mars 2022, janë tallur me Juventusin nëpërmjet një videoje në TikTok.

Bardhezinjtë nga Torino tentuan blerjen e tij në vitin 2021, por u tërhoqën pas kërkesës së rusëve. “Juventusi në vitin 2021: 20 milionë euro janë shumë për Kvaratskhelia”, shkruan Rubin në videon ku shihet goli ndaj skuadrës së Max Allegrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat