Arteta e sheh hap me rëndësi drejt titullit fitoren ndaj Tottenhamit

Futboll

Arteta e sheh hap me rëndësi drejt titullit fitoren ndaj Tottenhamit

Më: 15 janar 2023 Në ora: 22:56
Arteta e sheh hap me rëndësi drejt titullit

Mikel Arteta konsideron se Arenal ka bërë hap të rëndësishëm në garën për titull në Premier League. Arsenal ka mposhtur sot Tottenhamin, duke u shpallur fitues i derbit të 193-të.

"Kjo tregon jo vetëm vendosmëri dhe guxim, por duhet të kesh besim dhe cilësi për ta bërë këtë kundër kësaj skuadre. Kjo varet absolutisht nga lojtarët. Janë një grup i mrekullueshëm lojtarësh. Unë mendoj se sot kemi bërë një hap tjetër", ka thënë trajneri i Arsenalit. 

Një përsëritje e edicionit 2003/04 kur Arsenal kishte fituar Premier Leaguen për herë të fundit po duket gjithnjë e më shumë si mundësi reale. 

Arsenal vazhdon të mbetet në krye me 47 pikë, tetë pikë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat