​Neville: Arsenali nuk e fiton titullin, do përfundojnë në vendin e tretë

Futboll

​Neville: Arsenali nuk e fiton titullin, do përfundojnë në vendin e tretë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 12:08
Gary Neville

Gary Neville beson se Arsenali nuk do ta fitojë titullin e Premier Ligës, pavarësisht se ka një epërsi solide në krye të tabelës pas fitores së tyre ndaj Tottenhamit të dielën.

Skuadra e Mikel Artetës tani ka tetë pikë më shumë se Manchester City pasi mposhti “Spursat” me rezultat 2-0.

City, ndërkohë, humbi terren të shtunën pas humbjes 2-1 ndaj rivalëve Manchester United në “Old Trafford”.

Skuadra e Pep Guardiolës mund të rikthejë situatën në favor pasi ende duhet të luajë dy herë me Arsenalin në kampionat dhe Neville beson se kampionët e Premierligës do ta mbrojnë titullin, ndërsa sthon se Manchester United do të përfundojnë në vendin e dytë.

Kur u pyet nëse ai beson se Arsenali do ta fitojë titullin, Neville tha: 'Jo. Ata nuk do ta fitojnë ligën. Manchester City do ta fitojë kampionatin, dhe unë mendoj se Man Utd do të përfundojë i dyti, dhe e di që kjo do të shqetësojë tifozët e Arsenalit.

Por, Neville gjithashtu shtoi se do të ishte më mirë që titullin ta fitonte Arsenali se sa Manchester City. Do të doja që Man Utd ta fitonte, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë këtë sezon.”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat