Zbulohet paga që do të marrë mbrojtësi

Futboll

Zbulohet paga që do të marrë mbrojtësi

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:12
Lorenc Trashi

Lorenc Trashi zgjedh Ballkanin për të vijuar karrierën. Mbrojtësi 30-vjeçar i Kombëtares Shqiptare ishte i lirë prej fundit të dhjetorit, pasi i përfundoi kontrata me klubin e Al Qadsia në Kuvajt.

Për Trashin shfaqën interes shumë skuadra, por në fund futbollisti zgjodhi kampionët e Kosovës, ku do të punojë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

SuperSport mëson se palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 1.5 vjeçare, nga e cila Trashi do të përfitojë rreth 7 mijë euro në muaj.

Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë transferim ka luajtur edhe Nderim Nexhipi, të cilin Trashi e ka pasur shok skuadre te Partizani dhe që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Ballkani.

Lorenc Trashi pritet të fluturojë nesër drejt Antalias, për t’u bashkuar me kampionët e Kosovës, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat