​Parisi nuk dëshiron ta shesë stadiumin “Parku i princave” tek pronarët e PSG-së

Futboll

​Parisi nuk dëshiron ta shesë stadiumin “Parku i princave” tek pronarët e PSG-së

Më: 17 janar 2023 Në ora: 14:51
“Parku i princave”

David Belliard, nënkryetari i bashkisë së Parisit, ka folur së fundi për negociatat me Qatar Sports Investments, grupi që zotëron skuadrën e Paris Saint-Germain, me synimin për të shitur stadiumin “Parku u princave”.

Ai ka bërë të ditur se janë duke punuar për të mos lejuar që një gjë e tillë të ndodh për shkak se ky stadium është pjesë e trashëgimisë kulturore të Parisit.

“Jemi në një lojë pokeri mes gënjeshtarëve. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në negociata, por unë nuk jam për shitjen e aseteve të rëndësishme për sektorin privat dhe në veçanti për Katarin. “Parku u princave” është një prej tyre. Duhet të kemi një numër të caktuar asetesh prestigji. “Parku i princave” nuk i përket Katarit, por parizienëve dhe të gjithë francezëve. Dua që të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë sonë”, ka komentuar ai duke folur për “RMC Sport”.

I njëjti medium shton se Paris Saint-Germain nuk do të dorëzohet në negociata, duke theksuar se është zhgënjyese të dish se Dhoma e Parisit dëshiron të largojë PSG-në dhe mbështetësit e saj nga ky stadium, duke mbrojtur gjithashtu se |Parku i princave” është një stadium me më shumë se 50 vjet në nevojë për një rinovim të plotë.

Duhet theksuar se skuadra pariziene tashmë ka kërcënuar të largohet nga stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat