Rummenigge: Lëvizje kundër futbollit

Futboll

Rummenigge: Lëvizje kundër futbollit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:20
Rummenigge

Karl-Heinz Rummenigge ka folur për tema të ndryshme në një intervistë të dhënë për emisionin Supertele të DAZN: “Luca Toni te Bayern ka qenë një transferim i goditur dhe në sezonin e parë ka bërë shumë gola, plot 39. Ishte një dyshe e madhe me Ribery.

“Kartoni i tij ka kushtuar pak, por rroga e tij ishte e rëndësishme. Luca ka qenë edhe futbollisti italian që ka bërë më mirë në Gjermani dhe me ne te Bayern”, ka thënë Rummenigge.

Më pas ka ardhur edhe një parashikim në lidhje me Champions League:

“Champions League e vërtetë fillon tani dhe Napoli mund të arrijë deri në fund, por duhet e dhe pak fat në short”.

Në lidhje me luftën për titull: “Inter-i është e vetmja skuadër që mund të vërë në diskutim dominimin e Napoli-t në kampionat. Lukaku ka bërë mirë në aventurën e parë zikaltër, më pas këtë vit ka pasur probleme fizike, por mund të jetë akoma vendimtar nëse e rimerr veten.

“Derbi i Superkupës është shumë i rëndësishëm, por nëse humb finalen nuk është një dramë. Kriza e Juventus-it? Vendimi për të ndërmarrë një rrugë të ndryshme në nivel politik ka qenë një gabim. Superliga ishte një lëvizje kundër futbollit dhe ne te Bayern nuk kemi qenë pjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat