Dy përforcime në sulm për Erzenin, një nga Teuta e tjetri nga Kosova

Futboll

Dy përforcime në sulm për Erzenin, një nga Teuta e tjetri nga Kosova

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:12
Dy përforcime në sulm për Erzenin

Skuadra e Erzenit po shfaqet aktive në këtë merkato dimri. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e dy futbollistëve: Dejvid Kapllani dhe Shefki Aliti.

I pari nuk ka nevojë për shumë prezantim, sepse është djali trajnerit të ekipit shijakas,

Xhevahir Kapllani. 21-vjeçari ishte pjesë e Teutës, skuadër me të cilën u nda në fund të vitit të kaluar.

Sa i përket Shefki Alitit, 19-vjeçari është sulmues i krahut të djathtë dhe mbërrin në Shijak nga skuadra e 2 Korrikut në Kosovë, që njihet për formimin e talenteve.

Aliti po pret kompletimin e dokumentacionit që të debutojë me klubin e Erzenit ndoshta që në ndeshjen ne nesërme në Kupë. Erzenit ka pasur ecuri të mirë në Superiore, duke u renditur në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat