Vieri mbron drejtorin shqiptar

Futboll

Vieri mbron drejtorin shqiptar

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:29
Tare

Igli Tare ka nisur sërish përplasjet me Sarrin në sytë e publikut dhe të mediave.

Ashtu si disa kohë më parë, këtë herë thuhet se në fundin e sezonit te Lacio do të ketë vend vetëm për njërin mes Sarrit dhe Tares. Trajneri i Lacios po pret një lamtumirë të mundshme të drejtorit sportiv. Sarri u shpreh se arritja në Champions League do të ishte një mrekulli, por i të njëjtit mendim nuk ishte Tare që e quajti të vështirë, por jo të pamundur.

Për të komentuar këtë përplasje, Christian Veri foli për “Bobo TV”: “Sarri po bën shumë, po konkurron me Napolin, Inter, Milan dhe Juventus. Por unë jam dakord me Taren. Sarri është dikush që qan gjithmonë, nuk duhet të ankohet.

E dinte strategjinë e Lacios edhe më parë. Ata bëjnë një lloj tjetër tregu transferimi, nëse nuk e pranonte, nuk duhej të shkonte.

Lotito nuk kërkon të shpenzoj dhe bën mirë. Ai i paguan lojtarët çdo muaj dhe klubi është i shëndetshëm”, tha Vieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat