Tuchel gati të rikthehet

Futboll

Tuchel gati të rikthehet

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:22
Tuchel gati të rikthehet

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është shprehur se është gati të marrë drejtimin e Tottenham në rast se kolegu i tij italian Antonio Conte vendos ta lërë skuadrën në fund të sezonit.

Conte është shprehur disa herë i pakënaqur me klubin e tij, për pamundësinë e bërjes së një merkato të fuqishme, çka do ta ndihmonte skuadrën për të siguruar një vend në Champions League.

Kontrata e italianit me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është e paqartë. Për këtë arsye, te Spurs po shohin për një zëvendësues dhe Tuchel është gati të rikthehet në Londër, pak muaj pasi u shkarkua nga Chelsea.

Tottenham ka mundësinë që t’ia rinovojë edhe me 12 muaj kontratën Conte, por që ta bëjë këtë gjë duhet ta kënaqë në merkato. Ndërkohë, Thomas Tuchel ka dëshirë të rikthehet sa më shpejt në aksion, ndaj pret një përgjigje nga Tottenham për të nisur një aventurë e cikël të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat