Tuchel i interesuar për rikthim të bujshëm në Premier Ligë

Futboll

Tuchel i interesuar për rikthim të bujshëm në Premier Ligë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 12:29
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel

Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel thuhet se do të ishte i hapur rreth idesë për të marrë drejtimin e skuadrës së Tottenham, nëse Antonio Conte largohet.

Gjermani u shkarkua nga Chelsea shtatorin e kaluar, dhe që atëherë ka mbetur pa punë, por tani është gati të dëgjojë ofertat nga klubet më të mira evropiane, raporton KosovaPress.

Me të ardhmen e Contes te Tottenhami të pasigurt, “Evening Standard” raporton se Tuchel do të ishte i interesuar të merrte drejtimin, pavarësisht dashurisë së tij për “Blutë” e Londrës.

Puna e italianit është vënë nën vëzhgim pas një ecurie të dobët të paraqitjeve dhe rezultateve, me Tottenhamin që së fundmi pësoi humbje 2:0 ndaj rivalit në Londrën veriore, Arsenal të dielën.

Marrëveshja ekzistuese e Contes me Tottenhamin skadon në verë, megjithëse klubi ka opsionin e zgjatjes me 12 muaj të tjerë.

Megjithatë, ka një mirëkuptim nga të gjitha palët se do të ishte vetë-shkatërruese të aktivizohej zgjatja nëse vizionet e tyre për klubin nuk përputhen.

Tuchel fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021 dhe mbetet një figurë e njohur në “Stamford Bridge”, me tifozët e “Bluve” që brohorisnin emrin e tij gjatë humbjes së tyre të fundit ndaj Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat