Roma refuzon ofertat për mbrojtësin e Shqipërisë

Futboll

Roma refuzon ofertat për mbrojtësin e Shqipërisë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:47
Kumbulla

Marash Kumbulla është treguar fantastik në dy ndeshjet e fundit të Romës.

Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa veçanërisht ndaj Fiorentinës, performanca ishte e nivelit të lartë në Serinë A.

Murinjo ka mbetur i mahnitur nga profesionalizmi i Kumbullës që stërvitet me përkushtim dhe mban nivele të tilla, pavarësisht se luan pak minuta.

Mediat italiane raportojnë se Roma ka refuzuar ofertat për lojtarin e Kombëtares dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat