Dorëheqjet dhe vendimmarrja

Futboll

Dorëheqjet dhe vendimmarrja

Agron Selmani Nga Agron Selmani Më 18 janar 2023 Në ora: 15:50
Ilustrim

Ndërprerja e bashkëpunimit për arsye të parimeve në një kohë kur ato parime mund të jen të vjetruara na tregon se situata nuk ishte ajo që duhej të ishte dhe motivacioni mund të jetë diku tjetër dhe diçka tjetër

Megjithatë, kur një trajner ofron dorëheqjen dhe kjo dorëheqje aprovohet kjo nënkupton në disa raste edhe “dorëheqje grupore” sepse trajneri pas vetes ka edhe bashkëpunëtorët e vet të cilët kanë krijuar marrëdhënie pune dhe atyre domosdo në formën direkte apo indirekte iu imponohet dorëheqja.

Ne duhet të dijmë se marrja e vendimeve të duhura nënkupton marrjen e vendimeve që do ta bëjnë situatën apo klubin më efektivë dhe më efikas në afat të shkurtë po ashtu edhe në afat më të gjatë.

Për të marrë një vendim cilësor, duhet të dimë të parashikojmë cilësinë e vendimit.

Pra në thelb, kur marrim një vendim ne duhet të vendosim:

1. Çfarë po vendosim; 

2. Si po vendosim; 

3. Kur duhet te intervenojmë (Vendosim) dhe

4. Kush duhet të marr vendimin?!

Cilësia e një vendimi nuk parashikon apo siguron zbatimin e tij, disa vendime, edhe nëse janë jashtëzakonisht të mira, nuk zbatohen kurrë; dhe disa vendime të këqija zbatohen shpejt.

Çdo vendim merret për të punuar dhe për të prodhuar rezultate të caktuara.

Një vendim është funksional nëse plotëson nevojat imediate për të cilat është marrë. Nga ana tjetër, nëse vendimi që kemi marrë nuk i plotëson nevojat tona apo nuk e zgjidh problemin, atëherë ai vendim nuk është funksional dhe përgjegjësia bie mbi ne apo tek personat që kanë marr apo aprovuar atë vendim!
Autori është ish drejtor i FC Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat