Madueke momentalisht po kryen testet mjekësore te Chelsea

Futboll

Madueke momentalisht po kryen testet mjekësore te Chelsea

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:28
Madueke

Chelsea është shumë afër që të finalizojë edhe transferimin e radhës pas blerjes 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk.

Todd Boehly nuk e ka ndërmend që ta ndalë shpenzimin e parave te Chelsea, ku ka arritur marrëveshje me PSV për anësorin e sulmit, Noni Madueke.

Madueke momentalisht i është nënshtruar testeve të rëndësishme mjekësore si lojtar i ri i Chelseat, pasi që arriti në Londër mbrëmë.

Kontratat janë duke u kontrolluar dhe më pastaj marrëveshja do të kompletohet me PSV Eindhoven në një transferim që kap tarifën e 35 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat