Mësohen çiftet çerekfinale në Kupën e Italisë

Futboll

Mësohen çiftet çerekfinale në Kupën e Italisë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:10
Kupa e Italisë

Faza çerekfinale e Kupës së Italisë pritet të jetë interesante.

Pas ndeshjeve të 1/8 së finales, tashmë janë mësuar edhe çiftet çerekfinale të kësaj gare.

Kampioni në fuqi, Interi, do të përballet me Atalantan, më 31 janar. Njëherit kjo do të jetë edhe ndeshja hapëse e fazës çerekfinale.

Juventus – Lazio pritet të jetë gjithashtu një përballje interesante, teksa Roma pritet të ketë punë më të lehtë pasi do të takohet me Cremonesen.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Italisë zhvillohen me sistemin prej një ndeshjeje. Do të ketë kohë shtesë dhe ekzekutim të penalltive nëse nevojitet.

Çiftet çerekfinale:

Inter – Atalanta (31 janar)

Roma – Cremonese (1 shkurt)

Fiorentina – Torino (1 shkurt)

Juventus – Lazio (2 shkurt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat