Turneu i Përfaqësueseve Rajonale arrin fazën kulmore

Futboll

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale arrin fazën kulmore

Më: 20 janar 2023 Në ora: 12:18
Turneu i Përfaqësueseve Rajonale arrin fazën kulmore

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka ardhur në fazën kulmore me ndeshjet e fundit të luajtur sot në Fier, që përcaktuan edhe finalisten e fundit.

Ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës për moshën U-13 u përballën sot në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu”, për të zgjedhur fituesen e grupit.

Ndeshja e parë mes Fierit dhe Korçës u mbyll me fitoren e ngushtë të korçarëve me rezultatin 1-0, me golin vendimtar që u shënua nga Osmani në minutën e 15-të. Në takimin tjetër Elbasani mposhtur pastër Gjirokastrën në shifrat 3-0 me protagonistë Karaj, Moni e Bicja, të cilët ishin edhe autorët e golave.

Në duelin për vendin e parë mes fituesve të dy ndeshjeve të grupit u përballën Korça dhe Elbasani, me këtë të fundit që triumfoi sërish me rezultatin 3-0 falë dygolëshit të Karajt dhe golit të Metës. Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt u luajt mes Fierit dhe Gjirokastrës me fierakët që fituan lehtësisht 6-0 me gola të Gjikës, Zenelit (2), Arbrit (2) dhe Nurkës.  

Kësisoj, Elbasani U-13 u kualifikua për në finalen e turneut , ku përballë do të gjejë Shkodrën, ndërsa finalja e U-14-s do të luhet mes Tiranës dhe Fier. Për moshën U-15 në finale do të sfidohen Fieri dhe Tirana.

Të trija finalet e turneu të përfaqësueseve rajonale të FSHF do të luhen ditën e premte në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke filluar nga ora 10:30. I gjithë turneu është organizuar nën kujdesin e Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF dhe është ndjekur nga përfaqësues të UEFA-s, specialistët e futbollit dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat