Ronaldo kërkon një kuzhinier, i ofrohet rroga e pabesueshme

Futboll

Ronaldo kërkon një kuzhinier, i ofrohet rroga e pabesueshme

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:28
Ronaldo

Pavarësisht lëvizjes në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të kërkojë personel të kualifikuar për mega vilën e tij të blerë së fundmi në Portugali.

Talenti luzitan, së bashku me partneren e tij Georgina po “shoshitin” figura të ndryshme profesionale, por pasi kanë gjetur shërbëtorin dhe shtëpinë e tyre, tani po përballen me një zgjedhje vendimtare e të vështirë.

Ronaldo dhe gruaja e tij janë të fiksuar pas ushqimit.

Dhe për këtë kërkojnë një kuzhinier që di të ofrojë pjata veçanërisht të shijshme, por në të njëjtën kohë të ngjashme me dietën e tyre.

Ndër pjatat e preferuara të çiftit është sushi dhe merluci i pjekur në skarë, i cili është bërë i famshëm për kritikat e bëra nga futbollistët e Manchester United ndaj ndaj pjatës tipike portugeze.

Për një kuzhinier të tillë të spikatur profesionalisht, CR7 ofron një pagë veçanërisht të favorshme, 5 mijë euro në muaj. Kuptohet, ai do të ketë falas ushqimin dhe akomodimin për vete, në super vilën e yllit portugez, që është në ndërtim e sipër dhe do të kushtojë plot 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat