Grealish: Ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Futboll

Grealish: Ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Më: 20 janar 2023 Në ora: 13:47
Grealish

Nga 0-2 në 4-2. Super përmbysje e Manchester City-t në dëm të Tottenham-it në Premier League.

Pasi ka pësuar dy gola, skuadra e Pep Guardiola-s ka arritur të rikuperojë disavantazhin dhe ta fitojë ndeshjen.

Sekreti? Me shumë mundësi fjalët e thëna pas pjesës së parë nga trajneri i Qytetarëve, i cili duket se ka prekur telat e duhur pas një pjese të parë zhgënjyese të lojtarëve të tij.

Këtë e ka konfirmuar Jack Grealish në një intervistë të dhënë për Sky Sports pas ndeshjes: “Humori nuk ishte aspak i mirë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, kemi qëndruar në heshtje për disa minuta”, ka pranuar.

“Trajneri na ka folur, në ka dhënë zemër. Dhe tani mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë në pjesën e dytë”, ka shtuar ish-ylli i Aston Villa-s.

Dhe, në fakt, falë golave të J. Alvarez, Haaland dhe dygolëshit të Mahrez City ka siguruar fitoren dhe tri pikët, shumë të rëndësishëm në luftën për titull në Premier League ku tani ka 42 pikë dhe është -5 larg Arsenal-it, por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat