Caktohet masë e paraburgimit për Dani Alves

Futboll

Caktohet masë e paraburgimit për Dani Alves

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:50
Caktohet masë e paraburgimit për Dani Alves

Mbrojtësi veteran është burgosur dhe nuk do të lirohet me kusht pasi që një aktakuzë është bërë kundër tij për sulm seksual në dhjetor të vitit 2022

Ish mbrojtësi i djathtë i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, është arrestuar në Kataloni nën dyshimin për sulm seksual të premten, kurse tani i është caktuar masa e paraburgimit pa mundësi lirimi me kusht.

Mbrojtësi 39 vjeçar ishte dërguar në paraburgim për shkak të një aktakuze që është bërë kundër tij më 30 dhjetor të vitit 2022.

Alves është dërguar në stacionin policor, Mossos d’Esquadra de Les Corts në Barcelonë të premten në mëngjes për të dëshmuar kundër këtyre akuzave.

Jugamerikani mandej është dërguar në “Ciutat de la Justicia” në Barcelonë, ku u mbajt seanca gjyqësore.

Gjykata vendosi për ta burgosur atë pa mundësi pagese për lirim me kusht, derisa për rastin në fjalë vazhdojnë hetimet.

Alves ka mohuar akuzat e bëra kundër tij, të cilat vinë pas një vizite në një klub nate në Barcelonë.

“Po, isha në atë vend, më shumë njerëz, për t’u kënaqur. Njerëzit që me njohin e dinë që mua me pëlqen të vallëzoj. Isha duke vallëzuar dhe u kënaqur pa penguar hapësirat e të tjerëve”, tha ai.

“Nuk e di kush është kjo zonjë. Shkoni në banjo dhe ju nuk pyesni kush është aty. Nuk kam penguar askënd në hapësirën e tyre private. Si kam të bëjë atëherë me ndonjë grua apo vajzë? Jo, për lavdinë e Zotit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat