FC Shkupi shpalos orarin e ndeshjeve miqësore në Antali!

Futboll

FC Shkupi shpalos orarin e ndeshjeve miqësore në Antali!

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:14
FC Shkup

FC Shkupi shpalos orarin e ndeshjeve miqësore në Antali!

Kampioni aktual I Maqedonisë, FC Shkupi, i cili aktualisht është në përgatitje bazike në Ohër, ka shpalosur edhe itinerarin e sfidave miqësore në fazës përgatitore në Anatalia të Turqisë.

Ekspedita e FC Shkupit do të zhvendoset në Turqi nga 28 janari, ku përpos stërvitjeve, e presin edhe disa ndeshje miqësore. FC Shkupi ndeshje kontrolluese do të luajë me Oleksandria nga Ukraina me 31 janar, me Pakhtakor nga Uzbekistani me 8 shkurt dhe Zhalgirisin nga Lituania me 11 shkurt.

Pritet që diteve në vijim të konfirmohen edhe nga ana e klubit, ndërsa eventualisht të shtohet edhe një kundërshtarë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat