Te Brighton nuk duket të jenë mërzitur shumë

Futboll

Te Brighton nuk duket të jenë mërzitur shumë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:26
Leandro Trossard

Leandro Trossard është goditja e Arsenal në merkaton e janarit me “topçinjtë” që transferuan anësorin belg nga Brighton për shifrën e 24 milionë eurove.

Drejtuesit e londinezëve përfituan edhe nga zënka e Trossard me trajnerin Roberto De Zerbi dhe mposhtën konkurrencën e klubeve si Chelsea apo Tottenham.

Gjithsesi, te Brighton nuk duket të jenë mërzitur shumë për largimin e lojtarit kryesor teksa Adam Lallana shprehet se skuadra e ka treguar se di të fitojë edhe pa Trossard.

“Secili lojtar mund të largohet nga Brighton, por skuadra është mjaftueshëm e fortë për t’i zëvendësuar dhe për të marrë rezultatet pozitive. Shikoni pak tre ndeshjet e fundit që i kemi luajtur pa Trossard në fushë. Kemi fituar 5-0, 4-1 dhe 3-0.

Nuk është hera e parë që Brighton humbet një lojtar të rëndësishëm, kështu ndodhi edhe me Cuçurella, Ben White, Bissouma, Maupay, Dan Burn. Ndaj, ne do t’ia dalim edhe pa Trossard, madje duket sikur tashmë jemi mësuar pa të”, u shpreh 34-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat