Arsenal përforcon mbrojtjen

Futboll

Arsenal përforcon mbrojtjen

Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:58
Arsenal përforcon mbrojtjen

Tashmë gjithçka ëshë zyrtare, polaku Jakub Kiwior është lojtari më i ri Arsenalt.

Mbrojtësi i Spezia u thotë lamtumirë bardhezinjve pas një viti e gjysmë dhe “fluturon” drejt Premier League për plot 25 milionë euro, duke u bërë kështu shitja më fitimprurëse në historinë e klubit “bardhezi” e duke thyer rekordin e mëparshëm të transferimeve, 8 milionë plus bonuset e paguara nga Club Brugge për Okereke në vitin 2019.

I ardhur nga Zilina në verën e vitit 2021, Kiwior u vendos si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në skenën evropiane, ku me paraqitjet e tij fitoi gjithashtu një vend titullar në kombëtaren polake për të gjitha ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Për ta zëvendësuar Kiwior, skuadra e Gottit ka si objektiv një tjetër polak, 24-vjeçarin Przemyslaw Wisniewski, i blerë verën e kaluar nga Venezia, ku deri më tani ka regjistruar plot 19 paraqitje, në Serinë B italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat