Largim nga Reali? Flet agjenti i Camavingas

Futboll

Largim nga Reali? Flet agjenti i Camavingas

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:30
Eduardo Camavinga

Mbrëmë filluan të qarkullojnë spekulime se e ardhmja e Eduardo Camavingas nuk është e qartë te Real Madridi.

Më tej, thuhej se dy klubet londineze, Chelsea dhe Arsenali kanë shprehur interesim në mesfushorin francez.

Por, agjenti i Camavingas, Joshua Barnett foli rreth situatës së klientit të tij, duke mohuar spekulimet për një huazim të mundshëm në Londër.

“Nuk ka të vërteta. Sigurisht që secili klub në botë do ta dëshironte atë, por ai është tejet i lumtur në Real Madrid dhe Real Madridi është tejet i lumtur me Camavingan”, tha Barnett.

Camavinga do të vazhdojë të ardhmen e tij me kampionin evropian, nuk ka dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat