Mbrëmje e madhe e Reprezentuesit të Kosovës në Itali

Futboll

Mbrëmje e madhe e Reprezentuesit të Kosovës në Itali

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2023 Në ora: 22:43
Torino

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, sonte me Torinon patën mbrëmje të madhe në Firencë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Fiorentinës.

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, vendasit kërkonin barazimin por nuk e arritën duke hasur në mbrojtje të fortë të rivalit.

Në minutën e 13-të, Aleksey Miranchuk ka realizuar eurogol nga rreth 15 metra pas asistimit të Vojvodës.

Miranchuk godet bukur e në këndin e epërm të djathtë.

Torino renditet në vend të shtatë me 26 pikë dhe Fiorentina është në vend të nëntë me 23 sosh pas 19 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat