Zbulohen detaje të tjera nga agresioni se*sual i futbollistit

Futboll

Zbulohen detaje të tjera nga agresioni se*sual i futbollistit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 16:54
Alves

Futbollisti i njohur Dani Alves ndodhet i arrestuar.

Të gjitha mediat sportive botërore e kanë lajm të parë.

Pas arrestimit zbulohen detaje të tjera mbi ngjarjen e 30 dhjetorit në një diskotekë të Barcelonës, që çoi në arrestimin e futbollistit brazilian Dani Alves.

Lojtari aktualisht ndodhet në burg për agresion seksual, pas denoncimit të një 23-vjeçareje.

Sipas “El Periodico”, Alves dhe e reja kanë qëndruar në tualetin e diskotekës për rreth 15 minuta.

Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit, të cilët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së diskotekës.

Sipas versionit të denoncueses, që e ka publikuar “El Periodico”, Alves e ka detyruar që t’i ulet në prehër, më pas e ka përplasur në tokë, e ka goditur me shuplakë, e ka ngritur dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.

Atë mbrëmje, vajza ka përfunduar në spital, ku i janë bërë edhe ekzaminimet përkatëse për të gjetur mbetje biologjike.

Ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe pjesë e Kombëtares së Brazilit në Botërorin e Katarit, ka deklaruar në gjykatë se ka qenë në diskotekë, por ka qëndruar fare pak aty, duke mohuar agresionin seksual për të cilin akuzohet.

E të mendosh se çfarë femre seksi ka për grua, futbollisti!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat