Asist i Xhakës

Futboll

Asist i Xhakës

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:06
Asist i Xhakës

Rasti i parë dhe goli i parë në Arsenal-Manchester United, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2.

Dueli i rëndësishëm për fitimin e Premier League, nisi me një ritëm të lartë.

Minuta e 17’ solli edhe golin e parë. Marcus Rashford dribloi bukur Thomas Partey dhe befasoi portierin Aaron Ramsdale me një goditje me të djathtën.

Sulmuesi i kombëtares angleze gjeti golin e nëntë dytë sezonal në kampionat, ndërkohë që festa e “Djajve të Kuq” zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Eddie Nketiah realizoi me kokë pas një krosimi të bukur të Granit Xhakës, duke ndezur festën e tifozëve në “Emirates”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat