Fituan derbin kundër Manchester Utd, kjo është nota për Granit Xhakën

Futboll

Fituan derbin kundër Manchester Utd, kjo është nota për Granit Xhakën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 janar 2023 Në ora: 21:29
Granit Xhaka me shokë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ndryshe kapiten i kombëtares së Zvicrës, është ndër me të vlerësuarit e derbit të sotëm.

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Manchester Utd, në derbin e madh që u luajt kuadër të javës së 21-të të Premier League.

Xhaka asistoi në golin e parë të Arsenalit në minutën e 24-të, kur Nketiah ka barazuar rezultatin (1:1).

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, përkundër se Nketiah ka shënuar dy gola, nuk e ka zgjedhur lojtar më të mirë të sfidës.

Futbollistit Bukayo Saka i Arsenalit është futbollisti i ndeshjes, me notën 8.1, pasojnë Edward Nketiah 8.0, Granit Xhaka 7.3 etj.

Arsenali udhëheq kreun me 50 pikë dje ka 11 më shumë se Manchester Utd në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat